Voton për partinë e gabuar, pret gishtin si ndëshkim

Zgjedhjet e përgjithshme në Indi sjellin shpesh zhvillime të pazakonta. Një votues preu gishtin e tij tregues pasi zgjodhi partinë e gabuar gjatë votimit elektronik.

Pavan Kumar tha se ishte shpërqendruar nga simbolet e shumta te makina e votimit dhe në vend të partisë opozitare, kishte mbështetur atë në pushtet. Menjëherë pas veprimit drastik, 25-vjeçari është dërguar në spitalin më të afërt, ku mori trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN