Balla: Ka ardhur koha të çlirohen bashkitë që drejtohen nga Luli dhe Monika

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se me 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen.

Sipas Ballës, shqiptarët dinë të bëjnë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga PD dhe LSI, e të cilat sipas tij, ka ardhur koha të çlirohen nga kapja prej tyre.

“Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe në këtë datë çdo shqiptar ka të drejtën të votojë Kryetarin e Bashkisë. Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre. Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurtë se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë”, deklaroi Balla.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN