Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hakmarrja e shpejtë ndaj Tottenham, City kryeson Premier League

Nga A2 CNN
20 Prill 2019, 15:37 | Futboll
Hakmarrja e shpejtë ndaj Tottenham, City kryeson Premier League

Phil Foden shënoi golin e parë në Premier League duke i dhënë skuadrës së tij Manchester City, fitoren 1-0 kundër Tottenham, pak ditë pasi londinezët i eliminuan nga çerekfinalet e Champions League.

Fitorja riktheu City-n në vend të parë në renditje, kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit anglez.

Goli i vetëm u shënua në minutën e pestë, nga i talentuari Foden, i cili luante ndeshjen e dytë si titullar në Premier League. Fitorja ishte e merituar për City-n, por dëmtimi i Kevin de Bruyne prishi festimet, pasi belgu është i domosdoshëm në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Kjo ishte sfida e parë delikate për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, e cila lufton me Liverpool për titullin kampion. Ata duhet të luajnë edhe derbin e qytetit kundër Mancheser United, katër ditë më pas, ndërsa tre ndeshjet e mbetura konsiderohen si më të lehta.

Ndeshjet e mbetura të të dy skuadrave

Liverpool

21/04 kundër Cardiff (jashtë)

26/04 kundër Huddersfield (brenda)

04/05 kundër Newcastle (jashtë)*

12/05 kundër Wolverhampton (brenda)

Manchester City

24/04 kundër Mançester United (jashtë)

28/04 kundër Burnley (jashtë)

04/05 kundër Leicester (brenda)*

12/05 kundër Brighton (jashtë)

* Data, e pakonfirmuar zyrtarisht

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli