Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Inter dhe Roma ndajnë pikët, Perisic i përgjigjet "perlës" së El Sharaawi-t

Nga A2 CNN
20 Prill 2019, 22:55 | Futboll
Inter dhe Roma ndajnë pikët, Perisic i përgjigjet

Në javën ku asnjë nga pretendentet direkte për Champions fiton, edhe ndeshja e fundit nuk ka një fitues.

Inter dhe Roma ndajnë një pikë dhe e shtynë për javët e mbetura verdiktin. Një pikë që kënaq të dyja, edhe pse Interi mban 5 pikë nga Milani që e ndjek në klasifikim, dhe 6 nga Roma.

Pjesa e parë luhet më mirë nga Roma, por është Lautaro Martinez që ka një top të artë që përfundon në shtyllë.  Por është Roma që kalon në avantazh, me një aksion personal shumë të bukur të El Sharaawy në minutën 14-të, ku shmang mbrojtësit dhe gjuan një predhë të harkuar që mund Handanovic.

Reagon Interi por nuk gjen portën me D’Ambrosion dhe Vecino. Në pjesën e dytë, Interi merr drejtimin e lojës dhe arrin barazimin e merituar në minutën 61 me një gol me kokë të kroatit Perisic.  

Interi ka edhe mundësinë të kalojë në avantazh sërish me Martinez (70’) që shpërdoron nga pak metra, por është Kolarov që rrezikon të shënojë me një gjuajtje pothuajse të pavullnetshme në minutën e fundit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë