Luftëtari merr “pikën e artë”, Tirana humb dhe “falënderon” Partizanin

Tepër i fortë Kukësi për Tiranën e këtij sezoni, kryeqytetasit mundohen por në fund munde në një “Selman Stermasi” të boshatisur.

Fillimi i ndeshjes ishte pa emocione dhe u duk sikur dy ekipeve i mjaftonte barazimi, por në minutën 34 ekuilibrin e prish Vasil Shkurtaj, i gjendur i vetëm përballë portës.

Pjesa e dyte tregon vullnet nga ana e Tiranës, por jo më shumë, madje Kukësi shpërdoron disa mundësi me Rexhinaldon. Tirana ka mundësinë e artë në të 89-tën për të barazuar rezultatin, por Frashëri “hipnotizon” Imamin.

Në sekondat e fundit është sërish Shkurtaj që vulos ndeshjen me golin e dytë personal.

Një humbje e hidhur për Tiranën, sado pak e ëmbëlsuar nga barazimi i Kastriotit ndaj Partizanit.

Në ndeshjen tjetër të luajtur, Flamurtari dhe Luftëtari ndanë një pikë, e vlefshme veçanërisht për gjirokastritët tashmë më të qetë në klasifikim me 38 pikë, dy më shumë se Tirana.

Golit të bukur të Ribajt (49’) për vlonjatët iu përgjigj në minutën e fundit të lojës Realdo Fili.