Milani ngec në Parma, shpresat i ka tek Interi

Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në Parma, një rezultat që e vë edhe më shumë në diskutim vendin e katërt në renditje, që do të thotë edhe pjesëmarrje në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë shënuan të parët në pjesën e dytë, kur spanjolli Castillejo realizoi tre minuta pasi ishte futur në lojë si zëvendësues, por në të 87’ ishte Bruno Alves, që përmes një goditje dënimi të pakapshme për Donnarumma-n, barazoi shifrat.

Tashmë Roma është vetëm dy pikë larg dhe nëse arrin të fitojë në mbrëmje kundër Interit, zbret skuadrën e Gattuso-s në vend të pestë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN