“Nuk duam vetëvrasjen e kombit, politika të reflektojë”

Kisha Katolike uron besimtarët për festën e Pashkëve por lëshon mesazhe të forta ndaj politikës në vend. Në urimin tradicional, para festës që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit, Imzot George Frendo e ka cilësuar të rëndë situatën politike në vend.

Kleriku katolik i ka bërë apel klasës politike të angazhohet për një zgjidhje të drejtë në favor të qytetarëve dhe jo pushtetit. Të nijetin qëndrim ka mbajtur nga Shkodra edhe Iimzot Angelo Masafra. Krahas mesazhit për Pashkët, kleriku katolik ka uruar që Shqipëria të shpëtohet nga etja për pushtet.

Të dielën e 21 prillit besimtarët katolikë kremtojnë ringjalljen e Jezu Krishit. Ndërsa prej disa vitesh, Kisha Katolike në Shqipëri, ka vendosur të mos presë vizita urimi nga politikanët në selinë e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2