Partizani i bën “nder” Tiranës, Skënderbeu me mendjen te KAS, fiton Laçi

Java e 30-të pritet të japë disa përgjigje pothuajse përfundimtare për kampionatin, dhe një nga këto është padyshim zyrtarizimi i Partizanit si kampion si dhe lufta për mbijetesë.

Kreu i klasifikimit ndau nga një pikë me Kastriotin, duke i mos lejuar krutanët të afrohen seriozisht me Tiranën dhe duke favorizuar kështu në mënyrë indirekte rivalët e përjetshëm.

Sfida u mbyll 1-1, me golin e Mensah në minutën e 55-të që u barazua nga ai i Shehut tre minuta më vonë. Krutanët tentuan një sforco të fundit por pa rezultat, duke mbetur në vendin e parafundit dhe kandidati favorit për rënien nga kategoria.

Ndërkohë, Laci fiton sërish dhe ndodhet tashmë n vend të pestë, duke kaluar pikërisht Skënderbeun. Kamionët në fuqi janë tashmë në rënie të lirë, me mendjen ndoshta më shumë te vendimi i KAS sesa në fushën e lojës.

Korcarët patën në fakt shumë raste sot, por u ndalën nga nj ditë të jashtëzakonshme të portierit kurbinas Gentian Selmani, i cili ishte edhe autor i pritjes së penalltisë ndaj Dejvi Bregut në minutën e 53-të. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 30të nga Shtubina.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN