Ronaldo-Juventus, video që konfirmon krisjen

Eliminimi i Juventusit nga Ajax në Champions League u shoqërua me zërat për largimin e parakohshëm të Cristiano Ronaldos. Dështimi për të triumfuar në Europë nuk është pritur mirë nga ylli portugez, i cili shfaqi pakënaqësi ndaj stolit, për mënyrën si ekipi nuk arriti ta menaxhonte ndeshjen.

Video në fundin e lojës, konfirmon krisjen. Me gjestin e tij, drejtuar stafit bardhezi apo ndonjë shoku të ekipit, ylli portugez shprehte rezerva “për kurajën e munguar të skuadrës në fushë”.