Spektakli i motorëve pushton sheshin “Nënë Tereza”

Show, stile të lira dhe spektakël. Pas atyre të redbull, sheshi “Nënë Tereza” u pushtua nga motorët e Enduro Albania. Motofest 2019 është aktiviteti më i madh i vitit i këtij grupimi, me spektaklin e pilotëve grek që u ndoq nga qindra të pranishëm.

“Ky është sezoni i dhjetë që ne organizojmë. Aktivitetet tona janë gjithnjë në vende publike, në sheshe, që t’i jepet mundësia të gjithë njerëzve ta prekin nga afër”, thotë Gerhard Lilaj, Drejtor Administrativ i Enduro Albania.

“Ne jemi Greek Stunt Riders. Jemi nga Greqia dhe vitin e kaluar ne kishim një ftesë nga Enduro Albania, djemtë që organizojnë këtë event dhe ishte hera e parë. Ishim katër persona dhe dy pilotë. Kaluam një kohë më të vërtetë, fantastike”, thotë Dimitris Poulios nga Greek Stunt Riders. “Njerëzit janë shumë të mirë, dhe organizimi është i shkëlqyer. Është bukur të shohësh njerëz që argëtohen me spektaklin dhe kalojnë mirë”, shton Marios Polychroniadis.

Enduro Albania organizon çdo vit në sheshin “Nënë Tereza” aktivitetin e tyre kryesor, ndërkohë që turet e tyre në rreth nuk ndalen.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN