Bie Poroshenko, një komedian në krye të Ukrainës sipas exit poll-eve

Ukraina do të ketë një president të ri dhe ai do të jetë komediani Volodymyr Zelensky, të paktën sipas exit poll-eve të dala pas balotazhit, nga i cili duket se Petro Poroshenko ka humbur mundësinë për një mandat të dytë.

Sipas exit poll-eve, komediani ka marrë më shumë se 70 përqind të votave. Në pritje të konfirmimit të këtij rezultati, Zelenski u shpreh: “Kjo e sotmja do të jetë fitore e Ukrainës dhe e zgjedhjes së lirë”.

Po ashtu, edhe në raundin e parë, Volodymyr Zelensky dominoi duke marrë një numër të madh votash krahasuar me rivalët e tij kur në garë ishin 39 kandidatë.

Sipas analistëve, Petro Poroshenko vlerësohet si presidenti më i mirë në historinë e Ukrainës, por nëse rezultatet përputhem me ato të exit poll-eve, Volodymyr Zelensky do të jetë për 5 vitet e ardhshme presidenti i Ukrainës.

Shkarkoni aplikacionin e A2