Ishin në vështirësi, Forcat Detare shpëtojnë peshkatarët në Karaburun

Forcat Detare kanë shpëtuar sot një mjet lundrues me dy peshkatarë që gjendeshin nëdet të hapur, rreth 9 milje në perëndim të Karaburunit.

Kërkesa për ndihmë u mor nga anija “Mati” e forcave detare shqiptare, që ndodhet në ishullin  e Sazanit.   

Peshkatarët dhe mjeti lundrues u rimorkiuan pa problem në Triport.

Shkarkoni aplikacionin e A2