Katolikët festojnë Pashkën, “Shpresa na jep kurajo për të përballuar problemet”

Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët. Në Tiraneë besimtarët u mblodhën në Katedralen e “Shën Palit” për t’u bërë pjesë e meshës së shenjtë, e cila zgjati deri në orët e vona pas mesnatës.

Pashkët shënojnë ngjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët. Arqipeshkvi George Frendo udhëhoqi meshën duke u lutur për paqe, dashuri dhe lumturi.

”Ngjallja e Krishtit na jep shpresë, e shpresa nuk na bën optimist por realist dhe na jep kurajo për të përballuar problemet. Kjo gjithashtu na bën të aftë për t’u angazhuar në një shoqëri më të mirë. Nga zemra ju uroj paqe dhe gëzimet e Krishtit. Gëzuar Pashkët”, u shpreh në urimin e tij Arqipeshkvi Metropolit, George Frendo.

Shkarkoni aplikacionin e A2