Ku është reforma në drejtësi? Vettingu vazhdon, organet e reja priten në qershor

Vettingu për disa e ka “thënë” fjalën e tij. Një pjesë e mirë e gjyqtarëve janë gjetur në shkelje me ligjin, duke mos justifikuar dot pasuritë e vëna ndër vite, përpara një trupe që i bombardon me prova të pakontestueshme.

Të kthyer në të “paditur “, njerëzit që bëjnë drejtësi në emër të ligjit janë larguar. Organet e reja të drejtësisë që pritet të marrin formë deri në qershor të këtij viti, janë në proces kostituimi.

Prokuroria e Posaçme e Hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, veç shumicës në Kuvend, kërkojnë edhe njerëz të pastër.

Këshilli i lartë i Prokurorisë, që prej datës 19 mars, çeli garën për Prokurorin e Përgjithshëm, pritet të përgjigjet pas aplikimit të kandidaturave deri më 29 prill kreun e akuzës. Arta Marku kërkon një mandat të dytë, ndërsa në garë me të është edhe prokurori Olsian Çela, një kundërshtar i fortë i saj jo vetëm si prokuror.

Largimi i një pjese të mirë të gjyqtarëve dhe prokurorëve pritet të lërë vakanca të mëdha në sistemin e drejtësisë, që tashmë është në kolaps.

Sot, Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, paralelisht Gjykata e Larte funksionon me 3 gjyqtarë, ndërsa numri i çështjeve të mbartura arrin në 32 mijë.

Barrën për të marrë vendimin për ngritjen e institucioneve, por edhe për të miratuar ligjin për magjistratët e rinj, e ka politika, e cila me votat në Kuvend, do t’i jap udhë ngërçit institucional të krijuar në drejtësi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN