Ligjet e “Drejtësisë”, mazhoranca pritet t’i përmbyllë para 9 majit

Mazhoranca do e kërkoje me çdo kusht një përgjigje pozitive në raportin që do të lexohet në fund të majit në Komisionin Evropian për çeljen e negociatave.

Mes prioriteteve, reforma në drejtësi është domosdoshmëri. Ndaj socialistet do të vihen në lëvizje që para Ditës së Evropës, me 9 maj, të kenë të votuara edhe pjesën e dytë të paketës së reformës në drejtësi.

A2 CNN mëson se detajet për këtë janë diskutuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të konferencës së fundit të kryetarëve,  që ka përafruar seancën me një ditë.

“Deri në seancën së mërkurës më 8 maj ne t’i kemi mbyllur pothuajse tërësisht ligjet që lidhen me paketën e dytë të Reformës në Drejtësi. Kjo përkon dhe me datën 9 maj që është dita e Evropës, ku Shqipëria raporton me krenari për përmbushjen e paketës së dytë të Reformës në Drejtësi”.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar, PS

“Po, ne në datën 9 maj do të duhet të votojmë në Kuvendtë tre projektligjet e fundit të paketës së dytë të Reformës në Drejtësi”.

Ulsi Manja, deputet i PS

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Shqipëria luftë kundër korrupsionit dhe reformim të sistemit të drejtësisë, por në kushtet Kuvendi ndodhet sot, me opozitën politike në sheshe e protesta dhe me Holandën që kërkon rikthimin e vizave, përgjigja e KE duket ende e pakristalizuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2