Manchester United turpërohet në kampionat nga Evertoni

Pas eliminimit nga Barcelona në Champions League, Manchester United ka marrë një tjetër goditje të rëndë, këtë herë në Premier League, në një humbje 4-0 në fushën e Everton.

Të besuarit e norvegjezit Solskjaer dështuan në të gjitha drejtimet në “Goodison Park”. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me avantazhin e dy golave të vendasve, ndërsa fillimi i 45 minutave të dyta ishte një tmerr i vërtetë për “Djajtë”, të cilët pësuan edhe 2 gola të tjerë.

Kjo humbje e komplikon shumë tashmë objektivin Champions për Manchester United, që përfundon në vendin e gjashtë në renditje me 64 pikë, ndërsa Arsenali dhe Chelsea janë me dy pikë më shumë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN