Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Masakra në Sri Lanka, arrestohen 7 persona, pamjet që la pas tmerri

Nga A2 CNN
21 Prill 2019, 19:05 | Bota

Mbi 200 persona janë konfirmuar të vdekur deri pak pas mesdite në Sri Lanka, më shumë se 500 të tjerë të plagosur, si pasojë e një serie sulmesh në kisha e hotele të kryeqytetit Kolombo.

Shefi i policisë në Sri Lanka paralajmëroi për sulme të mundshme kamikazë në kisha nga ekstremistët rreth 10 ditë më parë, por sërish autoritetet nuk arritën të ndalin autorët që kryen një seri sulmesh.

Deri tani autoritetet kanë vënë në pranga 7 persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmet e kryera në kisha e në hotele ditën e Pashkëve.

Ndërkohë, pamjet e publikuara pas sulmit janë të tmerrshme. Trupa të pajetë, godina të shkatërruara e njerëz të pushtuar nga tmerri e terrori.

Ishulli aziatik doli në vitin 2009 nga lufta civile midis forcave qeveritare dhe rebelëve të etnisë tamil që i ka kushtuar vendit nga viti 1983 rreth 100 mijë të vdekur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani