Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mesazh Rudina Hajdarit? Basha nga Kisha e Laçit: Zoti të na ndriçojë rrugën e bashkimit

Nga A2 CNN
21 Prill 2019, 14:11 | Politikë
Mesazh Rudina Hajdarit? Basha nga Kisha e Laçit: Zoti të na

Si të gjithë protagonistët e politikës shqiptare, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët.

Urimin Basha e ka realizuar përmes një video në kishën e Lacit, një nga pikat më të vizituara në vend, dhe jo vetëm nga besimtarët katolikë.  

Në mesazhin e tij, Basha uroj që “Zoti të na ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar atë nga padrejtësitë, për një Shqipëri të paqes  dhe një të ardhmeje më të mirë”.

Edhe pse i përgjithshëm, mesazhi nuk mund të mos kujtojë përçarjet e fundit në kampin demokrat, ku deputetë si Rudina Hajdari refuzuan të digjnin mandatin e tyre, si dhe disa eksponentë të listave zgjedhore e pranuan atë duke zëvendësuar anëtarët e fitues në 2017.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani