Papa: Karriera dhe paraja nuk përbëjnë kuptimin e jetës

Kur e gjithë bota dhe besimtarët katolikë presin fjalimin e famshëm Urbi et Orbi të Papa Franceskut përpara besimtarëve të shumtë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, nga mesha e mesnatës Ati i Shenjtë e dha mesazhin e tij për njerëzimin.

“Karriera dhe paraja nuk përbejnë kuptimin e vërtetë të jetës”, tha ai. “Mëkati na tundon” shtoi Papa, “na premton gjera të thjeshta e të gatshme, mirëqenie dhe sukses por më pas mbetet vetmia dhe vdekja. Mëkat do të thotë të kërkosh jetën mes të vdekurve, të gjesh kuptimin e jetës në gjerat që janë të përkohshme”.

Sipas numrit një të kishës romano – katolike “vetëm Krishti mund ta transformojë vdekjen në jetë dhe rënkimet në kërcim”. Me të, përfundoi Papa fjalimin para besimtareve, “mund të përmbushim Pashkën tonë personale, kalimin nga mbyllja në vetvete në përkushtim, nga zhgënjimi në ngushëllim, nga frika në besim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN