Sri Lanka, goditen kisha dhe hotele në kryeqytet, mbi 200 të vdekur

Pashkë të përgjakura po përjeton Sri Lanka ditën e sotme, ku sipas autoriteteve të paktën 207 persona kanë gjetur vdekjen në një seri atentatesh në kisha dhe hotele të kryeqytetit Kolombo.

Lajmet, ende të pakonfirmuara nga momenti që zonat e goditura janë rrethuar nga forcat e rendit, flasin edhe për qindra të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rënde shëndetësore.  

Dy nga goditjet më të mëdha mësohet të kenë ndodhur në kishën Kockckikade dhe në hotelin Shangri-La, shumë frekuentuar nga turistë të huaj, gjë që ka alarmuar të gjitha ambasadat e pranishme në vend.

Ishulli aziatik doli në vitin 2009 nga lufta civile midis forcave qeveritare dhe rebelëve të etnisë tamil që i ka kushtuar vendit nga viti 1983 rreth 100 mijë të vdekur.  

Shkarkoni aplikacionin e A2