Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

2019-ta nis keq, më pak të huaj vijnë në Shqipëri

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 11:34 | Ekonomi

Shqipëria është ambicioze këtë vit për thithjen e turistëve të huaj. Qeveria ka shpallur objektivin e 10 milionë turistëve, shifër që do të arrihet gjatë muajve të verës. Kjo pasi nisja e 2019-ës nuk është premtuese.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë dy muajve të parë të këtij viti, në Shqipëri kanë hyrë rreth 411 mijë shtetas të huaj, me rënie 2,8% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Pjesa më e madhe mendohet se janë turistë, pasi ka edhe të huaj që vizitojnë vendin tonë për qëllime të tjera.

Të dhënat e detajuara të INSTAT-it tregojnë se është rritur ndjeshëm numri i anglezëve që kanë hyrë në Shqipëri këtë vit, me 17,6%, ndjekur nga qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me 8,2%. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe 2-mujore është shtuar edhe numri i turistëve nga Gjermania, duke u rritur me 6,8%.

Për polakët, Shqipëria vijon të mbetet një ndër atraksionet turistike më të preferuara, pasi numri i hyrjeve është rritur me 5,9%.

24 mijë vizita më pak në dy muaj nga Kosova

Më pak shqiptarë të Kosovës kanë hyrë në vend gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Sipas Institutit të Statistikave, vizitat nga Kosova janë ulur me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, gjatë periudhës janar-shkurt 2019 numërohen 124 mijë shtetas nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë, nga 148 mijë që shkelën kufirin shqiptar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rënie drastike e numrit të tyre lidhet ngushtësisht edhe me vendosjen e tarifës së Rrugës së Kombit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli