Biberaj: Bindja Demokratike? Pa rol, është fraksion i deformuar në shërbim të mazhorancës

Aleksandër Biberaj, figure historike e Partisë Demokratike dhe pjesë e kryesisë së saj , i ftuar në A2 komenton strategjinë opozitare por edhe zhvillimet e fundit brenda saj, ku spikat lëvizja e re e promovuar nga deputetja Rudina Hajdari.  

Biberaj duke nënvizuar që “krizën nuk e ka shkaktuar opozita, dhe nuk është ajo që duhet ta zgjidhë”,  pranon gjithsesi që opozita e bashkuar është në rrugën e duhur për një marrëveshje që do të përcaktojë lëvizjet e ardhshme politike, që për momentin kufizohen në protestat që kërkojnë një qeveri transitore, dhe që  sipas tij “do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen, duke u shtrirë në të gjithë Shqipërinë”.

Por a ka kohë për qeveri transitore? Pyetja nuk duket thelbësore për Biberajn, i cili replikon se “patjetër që ka kohë, po pati vullnet. Përndryshe zgjedhjet mund të shtyhen edhe në vjeshtë”.

Ndërkohë, koha tregon se ka dinamika brenda fronit opozitar, me lëvizjen e deputetes “rebele” Rudina Hajdari, që së shpejti pritet do të regjistrojë partinë e saj të re, “Bindja Demokratike”.

Biberaj këtu është i qetë edhe pse nuk mungon të jetë i ashpër me pasardhësen e Azemit.  

“Është qëndrimi i saj personal, por Hajdari duhet të kujtojë që mandatin e ka marrë nga Partia Demokratike, çdo lëvizje tjetër është jashtë PD”. Sipas tij,  kjo lëvizje nuk cenon PD-në, sepse nuk është tjetër se “një fraksion i deformuar i PD-së në shërbim të mazhorancës” që nuk do të ketë asnjë rol në politikën kombëtare.

Akoma më i ashpër  gjykimi i tij politik për Hajdarin. Për Biberajn, mandati i saj ishte “një dhuratë” e kryetarit Basha “një mandat honorifik për historikun e saj familjar”, që ajo nuk arriti të shfrytëzojë.  

Por edhe Biberaj, dikur, është larguar nga PD tek FRD.  “PD ishte në pushtet. FRD e kam themeluar unë, dhe zoti Topi ishte i ftuar. Kur Topi morri partinë, historia e asaj partia mbaroi sepse një parti ka nevojë për programe dhe personalitete, gjë që zoti Topi nuk ka. Kështu që patjetër që u riktheva në PD, ku papajtueshmëria ime ishte me disa elementë”.   

Edhe Biberaj u largua, për FRD. PD ishte në pushtet. “FRD e kam themeluar unë,  ku zoti Topi ishte i ftuar. Në momentin që zoti Topi morri partinë, historia e asaj partia mbaroi. Një parti ka nevojë për programe dhe personalitete, gjë që Topi nuk kishte. Kështu që patjetër që u riktheva në PD, kur ajo doli në opozitë, se papajtueshmëria ime e mëparshme ishte me disa elemente të PD, dhe të qeverisjes së përbashkët me LSI-në, që u zhytën në korrupsion”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2