Burri vret gruan, nusen e djalit dhe pastaj veten

Policia në godinën ku ka ndodhur ngjarja. Foto: KosovaPress

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot pas mesdite Prishtinën, ku tre persona kanë mbetur të vrarë. Sipas policisë së Kosovës, dyshohet se një person ka vrarë gruan e vet, gruan e djalit dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Sipas mediave lokale, në banesë ne momentin e vrasjes ka qenë edhe një vajzë 2-vjeçare, që dyshohet se ka parë të gjithë skenën e krimit makabër.

Policia është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyet që kanë çuar në këtë tragjedi. Mësohet se personi që kreu krimin kishte pasur edhe më parë probleme me drejtësinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN