Edhe Interi në garë për talentin e Ajax-it

Mes shumë lojtarëve të rinj që janë duke shkëlqyer këtë sezon me Ajax-in është edhe marokeni 26-vjeçar Hakim Ziyech, për të cilin janë të shumta skuadrat që kanë shfaqur interes.

Ndërkohë, “France Football” shkruan së fundmi se në garë për lojtarin është futur edhe Interi, të cilët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë zyrtare për sulmuesin, i cili vitin e kaluar ishte shumë pranë Romës, por në fund verdhekuqtë vendosën për të transferuar Pastoren.

Lojtari vlerësohet rreth 35-40 milionë euro dhe të interesuar për të janë edhe Liverpool, dy skuadrat e Manchester, por edhe Barcelona.

Nuk do të jetë e lehtë për ziklatrit të arrijnë një marrëveshje, megjithatë mbetet për t’u parë hapja e merkatos së verës, e cila premton të jetë e “nxehtë” këtë vit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN