Grabitja në Rinas, Çala dhe Bengasi, lidhje të vjetra mes tyre

Alkond Bengasi një prej të arrestuarve në Elbasan, mësohet se ka lidhje të vjetra me Klement Çalën, i shpallur në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Rinas. Servisi ku u modifikua makina me mbishkrimin hetimi tatimor në Elbasan,  i ishte dhënë me qira nga Çala. Ndërkohë, Policia, dje arrestoi dhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se modifikuan furgonin që hyri në pistën e Rinasit.

Policia konfirmoi sot arrestimin e Alkond Bengasit, i cili rezulton i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh. Bashkë me 34-vjeçarin janë vënë në pranga edhe Oltion Veseli, 38 vjeç, banues në Krujë, Saimir Çala, 28 vjeç, si dhe Renaldo Sula 25 vjeç.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN