Grabitja në Rinas, Rama përgëzon Policinë për arrestimet

Kryeministri Edi Rama vlerëson arrestimin e katër personave si të përshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e quan këtë një “zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit”.

Kryeministri gjithashtu thotë se “Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN