Hajdari mohon “Bindjen”, Patozi takohet me deputetët e “PD”

Rudina Hajdari thyen heshtjen, por lidhur me një subjekt të ri politik, nuk flet në vetë të parë. “Krijimin e çdo forumi të ri politik, e shikoj si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente që ka përfshirë vendin dhe gjithsecilit i uroj rrugëtim të mbarë dhe suksese në përpjekjet e tij”, shkruan ajo në një postim në “Facebook”, dy ditë pas përpjekjeve për të mbledhur firma e për të krijuar një subjekt politik që do të quhej “Bindja Demokratike”, do të regjistrohej në gjykate, madje dhe në KQZ.

Por Rudina Hajdari mohon të ketë ndërmarrë iniciativë lidhur me këtë. “Më cilësojnë si kryesuese të një forumi të ri që po krijohet, por nga kontaktet që zhvilloj anë e mbanë vendit, dhe kudo ku ka shqiptarë të ndershëm, duke respektuar dhe festat e Pashkëve, nuk jam shprehur më pare”.

Megjithatë, është e konfirmuar se ditën e shtunë në takim ka qenë edhe Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi. Të njëjtat burime kanë thënë se zonja Hajdari ka qenë dyshuese në lidhje me emrin e partisë.

Ndërkohë, A2CNN ka mësuar se në orët e mbrëmjes së të hënës, Astrit Patozi ka zhvilluar një takim me disa nga deputetët që vijnë nga radhët e grupit demokrat.

Shkarkoni aplikacionin e A2