Kampion pas 35 viteve, festa e çmendur e PAOK

Një festë që pritej prej 35 vitesh. PAOK-u i Selanikut u shpall kampion i Superligës greke, duke marrë titullin e tretë në histori. Sukses i merituar, pas ecurisë fantastike në këtë sezon, mes entuziazmit të tifozëve, të cilët dhuruan një koreografi fantastike.

Spektakël jo vetëm në tribuna, por edhe në fushë, aty ku në kohën shtesë, u aktivizua edhe kapiteni Vierinja. Me gjithë dëmtimin e rëndë në gju, portugezi nuk dëshironte kurrsesi ta humbiste ndeshjen e titullit. Në fushë, për të festuar, duhej të ishte e gjithë skuadra dhe Vierinha nuk mund të mungonte në këtë moment të paharruar.

Shkarkoni aplikacionin e A2