Kreu i VMRO: “Ne fituam, Siljanovska presidente”. Zaev do votat e shqiptarëve

Teksa shprehu bindjen se në raundin e dytë Maqedonia e Veriut do të ketë një president evropian, kryeministri Zoran Zaev kërkoi votat e mbështetësve të kandidatit shqiptar Blerim Reka. Ndërkaq, lideri i opozitës maqedonase Hristjan Mickovksi i cilësoi rezultatet si një fitore.

 “Pres që të gjithë qytetarët që votuan për z. Blerim Reka të tregojnë përgjegjësi në balotazhin e 5 majit, duke kontribuar për ecurinë e vendit përpara. Ata e dinë se kthimi prapa sjell dëme për të gjithë, përfshirë edhe vetë ata”, deklaroi kryeministri maqedonas.

Zoran Zaev dhe kandidati i tij Stevo Pendarovski

Ndërsa kreu i VMRO-DPMNE Micklovski deklaroi se “ne fituam dhe ky është një triumf për të gjithë, por veçanërisht për ata që mbështetën presidenten e vetme të Republikës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova”.

Balotazhi do të mbahet në 5 maj, dhe vota e shqiptarëve duket sikur do të jetë sërish vendimtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN