Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Libri, “abone” për një ditë, udhëtoni falas

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 16:37 | Kulturë
Libri, “abone” për një ditë, udhëtoni falas

Nëse nesër do të mbani një libër me vete, do të mund të udhëtoni falas me transportin publik. E nëse kjo nismë do të përqafohet nga shumë shqiptarë, ka mundësi që të mos vihet në zbatim vetëm për një ditë, në ditën Ndërkombëtare të Librit.

“Para pak kohësh shikonim punonjësit e ministrisë sonë, të cilët ofroheshin në Kinostudio me një libër në dorë, për të kaluar ato momentet e tyre në autobus. Ne menduam se kjo do të ishte edhe më mirë nëse do të merrte një vlerë tjetër. Akoma më tepër i drejtohet edhe studentëve, të cilët udhëtojnë drejt universiteteve. Menduam se do të ishte një ndihmë për ta, por edhe një ndihmë për ne për të bashkuar të gjithë personat drejt librit”, shprehet Elva Margariti, ministre e Kulturës

23 prilli është dita ndërkombëtare e librit e panairi me çmimet më të ulëta të librit do të stacionohet edhe këtë vit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.

Kjo nismë është ndërmarrë edhe më herët nga Bashkia e Tiranës dhe nga Ministria e Kulturës, por nuk zgjati shumë. E sidomos në rrethe, ku miqësia me librin nuk është aq e fortë sa në kryeqytet, ku edhe biblioteka të lagjeve janë më të pasura.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani