Mbetjet plastike “pushtojnë” bregun e liqenit të Fierzës

Bregu i liqenit të Fierzës është kthyer në një vend grumbullimi të mbetjeve plastike. Kjo situatë rëndohet akoma edhe me shumë pas shirave dhe rritjes së prurjeve në këtë liqen.

Të vetmit që qëndrojnë në breg të liqenit janë disa shqiptare të Kosovës, të cilët janë të pasionuar pas peshkimit, por edhe këta nuk dihet për sa kohë do të vazhdojnë ta frekuentojë në këtë gjendje.

Me gjithë premtimet për zgjidhje, situata e ndotjes përsëritet rëndom, duke dëmtuar ekosistemin dhe ndotur ujërat e liqenit të Fierzës, të cilat nëse pastrohen, mund të jenë një atraksion i bukur i turizmit ujor në verilindje të vendit tonë.

Shkarkoni aplikacionin e A2