“Ndriçohet” Arena Kombëtare

Punimet në stadiumin “Arena Kombëtare” janë duke vijuar me ritme të larta.

Stadiumi tashmë ka marrë formë. Së fundmi, ka nisur edhe vendosja e impiantit të ndriçimit.

Pak ditë më parë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me kryeministrin Rama kanë inspektuar vijimin e punimeve për përfundimin e stadiumit kombëtar. Ata janë njohur me detaje të projektit dhe ecurinë e zbatimit të tij.

Armand Duka theksoi domosdoshmërinë e përfundimit të punimeve. “I kemi kërkuar vazhdimisht nënkontraktorëve përmbushjen e afat në muajin qershor të këtij viti”, u shpreh Duka.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN