Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Notre Dame, 1 javë pas zjarrit, dyndje turistësh në katedralen ikonë të Parisit

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 16:48 | Bota
Notre Dame, 1 javë pas zjarrit, dyndje turistësh në katedralen

Dyndje turistësh për të parë Notre Damin pasi policia hoqi perimetrin e sigurisë, të vendosur pas zjarrit shkatërrues të javës së kaluar, duke lejuar kështu qasjen publike në zonën përreth dhe në një stacion metroje.

Një javë pas flakëve që shkrumbuan një pjesë të madhe të katedrales ikonë të Parisit, dyqanet e suvenirëve dhe kafenetë në afërsi të monumentit, ishin në gjendje të akomodonin përsëri vizitorë.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që shohim se katedralja ende po qëndron. Jeta vazhdon dhe ajo të rindërtohet”, turist.

“Më shtyu kurioziteti dhe dëshiroja të shikoja çfarë ndodhi. Jam e surprizuar pasi është pastruar mirë dhe mendoj se për këtë është dashur shumë punë”, tha një tjetër turist.

“Është shumë e bukur dhe nuk besoj nëse ndokush do të ishte në gjendje të ndërtonte një të tillë, pasi do të ishte shumë e shtrenjtë. Është e mrekullueshme të shikosh diçka të tillë”, tha një turist nga Kroacia.

Sheshi pranë katedrales mbetet ende i mbyllur për publikun. Zjarri shkatërrues në Notre Dame shkaktoi një garë solidariteti dhe nga donacionet e biznesmenëve dhe shteteve të ndryshme janë grumbulluar 1.1 miliardë euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani