PD krijon të martën koalicionin opozitar

Të martën, në orën 09:00, Partia Demokratike nis firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.

Me koalicionin e PD bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas opozitës, “do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet”.

Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN