Rriten temperaturat, por rikthehen shirat

Në Shqipëri moti sot vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pasdite kur vranësirat shtohen duke sjellë shira fillimisht në jug dhe gradualisht nga mbrëmja deri në mesnatë, shirat përfshijnë thuajse të gjithë vendin. Temperaturat janë rritur lehtë në mëngjes dhe rritja vijon edhe në mesditë, duke u luhatur në vlerat nga 6 deri në 26°C.

Edhe në vendet e tjera të Europës moti vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta në veri, qendër dhe zonat lindore, por vranësira të fuqishme dhe shira mesatarë deri intensivë, do të ketë jugu i kontinentit, kryesisht pellgu mesdhetar, me shirat që do të vijnë drejt brigjeve të Ballkanit.

Temperaturat sot rriten lehtë në gjithë Europën, por më e ndjeshme kjo rritje do të jetë në Mesdhe, me Sardenjën dhe Sicilinë në krye, ku temperaturat do të shkojnë deri në 28°C.

Shkarkoni aplikacionin e A2