Ukrainë, komediani Zelenski bëhet president: Gjithçka është e mundur! – A2

Ukrainë, komediani Zelenski bëhet president: Gjithçka është e mundur!

Presidenti i ri i Ukrainës do të jetë komediani Volodymyr Zelensky, i cili siguroi një fitore bindëse në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Aktori komik, i cili interpreton rolin e presidentit në serialin ‘Shërbyes të popullit’, mori më shumë se 73 përqind të votave, kundrejt 24 përqind të presidentit në largim, Petro Poroshenko.

“Nuk do t’ju zhgënjej kurrë”, iu tha mbështetësve në fjalimin e fitores, duke premtuar të nxisë bisedimet e paqes më separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ne do të vazhdojmë procesin e Minskut, do të rinisim negociatat. Prioritet është gjithashtu rikthimi i të gjithë qytetareve dhe ushtarëve të burgosur ukrainas”, deklaroi presidenti i ri.

Poroshenko pranoi disfatën pas publikimit të exit poll-eve të para por tha se nuk do të largohej nga politika. Miliarderi, i cili ka qenë në pushtet që prej 2014-tës shtoi se rezultati i zgjedhjeve e le vendin në pasiguri.

 “Do të largohem nga detyra por dua të theksoj me vendosmëri se nuk largohem nga politika. Do të vazhdoj të luftojë për Ukrainën. Poroshenko u zgjodh president pas rrëzimit nga pushteti të qeverisë pro ruse”, tha Poroshenko.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në mars të 2014-tës pas një referendumi të kundërshtuar, dhe që prej atëherë forcat ukrainase kanë qenë në luftë më separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të vendit.

Poroshenko sugjeroi se presidenti i ri pa eksperiencë mund ta rikthente shpejt Ukrainën nën ndikimin e Rusisë, por ministria e Jashtme e Moskës tha se votuesit kishin shprehur dëshirën e tyre për ndryshim politik.

Shkarkoni aplikacionin e A2