Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Violina e Cesari do të jehojë sërish në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 16:26 | Kulturë
Violina e Cesari do të jehojë sërish në Tiranë

Ai mund të udhëtojë në të gjithë botën, të japë koncerte, në skena të mëdha apo në sheshe, por duartrokitjet e publikut shqiptar për të janë ndryshe.

Ja pse kthehet sërish pas dy viteve në Pallatin e Kongreseve Olen Cesari. “E ndjej të domosdoshme, është brenda vetes, është pjesë e dëshirës time që ajo që ne çojmë nëpër botë të vijë edhe në Tiranë”, shprehet Cesari.

Këtë vit ka ftuar në koncertin e tij, muzikantë të njohur nga skenat ndërkombëtare. Programi do të jetë i larmishëm, por nuk do të mungojnë as notat muzikore shqiptare.

Violina e tij do të jehojë në Pallatin e Kongreseve në datat 23 dhe 24 prill.

A2 CNN Livestream

Dita jonë