Vritet në Brazil “luftëtari” i UFC

Rodrigo de Lima, 28-vjeç, luftëtar i arteve marciale të përziera, ka vdekur pasi është përplasur me qëllim nga një automjet në Brazil.

Lajmi i hidhur është konfirmuar edhe nga një zyrtar i UFC-së. Ai ka thënë se 28-vjeçari brazilian është konfliktuar me shoferin e një taksie, e më pas është përplasur me makinë nga ai nga prapa.

De Lima ka qenë kampion në “Jungle Fight”, ndërsa ishte bërë pjesë edhe e UFC-së, ku kishte zhvilluar edhe dy ndeshje.

28-vjecari brazilian ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN