Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, balotazhi nuk jep verdikt të qartë

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 09:16 | Ballkani
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, balotazhi nuk jep

Zgjedhjet presidenciale të zhvilluara të dielën në Maqedoninë  e Veriut nuk kanë dhënë një rezultat domethënës dhe gjithçka është shtyrë për në balotazh.

Sipas autoriteteve maqedonase, rezultatet definitive të turnit të parë shohin kandidatin e Lidhjes Social Demokrate i kryeministrit Zaev, Stevo Pendarovski, në avantazh me 42.84% të votave, me diferencë shumë të vogël nga kandidatja e VMRO-DMNE Gordana Siljanovska Davkova.

Në garë listohet edhe kandidati i zgjedhur nga koalicioni i partive shqiptare, Blerim Reka, i cili ka marrë 10.57% të preferencave.

Një rezultat ndoshta poshtë pritshmërive, por që tregon që fituesi i madh ka qenë pikërisht braktisja e zgjedhjeve. Vetëm 41.9% të votuesve kanë marrë pjesë, aty ku mos kalimi i limitit të 40% do të anulonte procesin zgjedhor, duke i hapur rrugën një të riu.

Në një ekuilibër të tillë, padyshim që votat e kandidatit shqiptar në balotazh mund të jenë përcaktuese, duke favorizuar me shumë gjasa kandidatin social demokrat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë