Abilekaj: “Bindja”, një hakmarrje personale ndaj Bashës

Gazetari Enton Abilekaj komentoi për A2 ngjarjet e fundit në kampin opozitar, ku po kulmon marrëveshja e partive rreth një platforme të përbashkët, por edhe lëvizjet e Disidentëve Hajdari dhe Patozi, i cili pritet të zyrtarizoi partinë “Bindja Demokratike”.

Për Abilekajn marrëveshja e sotme është një shtrëngim radhësh që frenon rrjedhjën e deputeteve dhe eksponentëve aleatë, si dhe një mënyrë që i siguron ato “që sakrifica e tyre do të shpërblehet në të ardhmen”.

Sipas Abilekajt, ndërkohë që Hajdari mund të përfaqësonte një risi në politikën shqiptare, edhe pse në mungesë të një oratorie të theksuar, eksponentët e “Bindjes Demokratike” janë rezultat i vullnetit të Bashës për t’i larguar dhe jo i tyre për të ndërruar sistemin nga brenda ose për të ikur nga PD.

Për analistin, flitet për “një hakmarrje personale” ndaj Bashës, në një moment vështirësie, edhe pse mendon që shpresa e zëvendësimit të PD në zgjedhjet lokale është një ”llogaritje e gabuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN