Aleatët e Bashës “nuk harrojnë” Patozin

LSI firmosi për herë të dytë marrëveshje me PD, por ndryshe nga 2009-ta kur kërkohej bashkëqeverisja me Sali Berishën, Kryemadhi sigloi me Lulzim Bashën paktin për zgjedhje dhe qeveri tranzitore.

Aleati historik i demokratëve, Fatmir Mediu ishte i pari që firmosi me Lulzim Bashën. Demokriastiani Nard Ndoka dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi, nuk shmangën shpotitjet për partinë e re që krijoi në të njëjtën ditë, Astrit Patozi.

Në të njëjtin tryezë koalicioni do duhet të ulen edhe minoritarët e përfaqësuar nga Dule dhe komuniteti çam i përfaqësues nga Idrizi.

Të dy folën për një situatë emergjente. Në të njëjtën ditë që firmosën me PD, partitë opozitare u takuan edhe me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bern Borchard, i cili tha se ishte e vështirë shtyrja e zgjedhjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2