Arrestimi i të dyshuarit si autor i grabitjes në Rinas, reagon Edi Rama

Policia njoftoi pasditen e sotme se ka vënë në pranga një person, i cili dyshohet si autor i grabitjes në Rinas.

Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi E.P. banues në Krujë.

Menjëherë pas deklaratës së policisë ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili shkruan se rrethi i keqbërësve po ngushtohet.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit, e cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, mbyllet reagimi i Edi Ramës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN