Babai rrezikon jetën e të birit për të parë poshtë shkëmbit

Fotot e një babai që me djalin në krah zgjatet për të parë poshtë një shkëmbi mbi 120 metra të lartë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale në Britaninë e Madhe.

E jo vetëm ai, dhjetëra vizitorë në shkëmbin e ndodhur në një plazh në jug të vendit rrezikojnë jetën për të parë poshtë, pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga autoritetet për të mos e bërë këtë veprim.

Tabela të shumta të vendosura tregojnë se shkëmbi mund edhe të shembet nga momenti në moment, por kjo nuk i ka penguar guximtarët të provojnë fatin gjatë fundjavës.

Vetëm dy muaj më parë, Policia Ajrore publikoi si paralajmërim një fotografi të një personi që varte këmbët buzë shkëmbit, ndërsa në qershor 2017, një student koreano-jugor ra prej aty ndërsa përpiqej të shkrepte foton perfekte.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN