Balili, shtyhet seanca në 7 maj, “mungojnë aktet për të përgatitur mbrojtjen”

Gjykata për Krimet e Rënda shtyn për në 7 maj seancën për Kelmend Balilin. Shtyrja u kërkua nga avokati i Balilit, Theodhori Sollaku, me arsyen se nuk kishte pasur në dispozicion të gjitha aktet për të përgatitur mbrojtjen.

Në seancën e kaluar Prokuroria kërkoi 12 vite burg per Balilin për 4 akuza, mes të cilave “trafik i narkotikëve, në kuadër te grupit strukturuar kriminal”.

Balili nuk i ka pranuar akuzat. Ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja shkoi për gjykim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN