Basha dhe aleatët një zëri: S’ka zgjedhje me Ramën

Partia demokratike zyrtarizoi koalicionin opozitar duke firmosur marrëveshje në një dokument prej 10 pikash 8 parti politike, LSI, aleatet historik, PR, PDK, PAA, LZHK e PLL.

Për herë të parë, në marrëveshje me PD hodhën firmë edhe PDBNJ e Vangjel Dules, përfaqësuese e minoritetit grek dhe Shpëtim Idrizi i PDIU, përfaqësues i komunitetit çam.

Që në pikën e parë të marrëveshjes, partitë politike angazhohen për të mos hyrë në zgjedhje, nëse ato nuk janë të lira e të ndershme. Opozitarët nuk përmendin zgjedhjet e parakohshme, por vënë kusht krijimin e një qeverie tranzitore me të cilën kërkojnë të negociojnë për zgjidhjen politike në vend.

Partitë aleate angazhohen për përshkallëzim të aksionit opozitar, pamundësim të zgjedhjeve, platforme ekonomike dhe propozime për reformën në drejtësi.

Pakti mbyllet me hapjen e opozitës për bashkëpunim me çdo parti apo individ opozitar. Garancia për të mos lejuar zgjedhje farse, ishte e para që dha pasi mori besimin e aleateve, krye-opozitari Lulzim Basha. Por bashkë me besimin, Lulzim Basha e pranoi se barra që mban mbi shpatulla nuk është e lehtë dhe siguroi aleatët për rishikim të reformës zgjedhore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN