Ekstradohet në Itali ekstremisti nga Elbasani, inkurajonte luftimet e ISIS

Interpol Tirana ekstradoi drejt Italisë 28-vjeçarin nga Elbasani Bledar Ibrahimi, i cili u arrestua, sepse ishte dëbuar nga përtej Adriatikut.

Ai dyshohet të jetë përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

Më 15 prill të këtij viti, Interpol Roma e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Ibrahimi mbërriti në Bergamo të Italisë kur ishte 20 vjeç dhe prej asaj kohe bënte propagandë pro luftimeve të ISIS në Siri dhe Irak.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN