Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Firmoset marrëveshja me aleatët, Basha: Jemi mazhoranca e re

Nga A2 CNN
23 Prill 2019, 12:07 | Politikë

Pas firmosjes së marrëveshjes me aleatët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se tashmë është formësuar shumica e re.

“Duhet t’i japim fund krimit elektoral dhe zgjedhjeve false. Synimi i parë i koalicionit është që mazhoranca e re politike, morale, numerike e Shqipërisë, është që të kthejë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

“Angazhohemi po kështu që të çojmë përpara Reformën në Drejtësi, duke nisur nga formimi i Gjykatës Kushtetuese, funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë. Për këtë është e domosdoshme të ndëshkohet krimi elektoral, që prodhoi një qeveri armike të qytetarëve. Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama me Vangjush Dakon e Damian Gjiknurin”.

Sipas kreut të PD, kjo marrëveshje nuk ka vetëm qëllim realizimin e të zgjedhjeve të lira e të ndershme, por ka një synim më madhor. “Marrëveshja opozitare nuk është thjesht një konfirmim i mazhorancës së re politike, morale, numerike. Misioni ynë është më i madh, t’i japim fund tranzicionit”, shtoi Basha.

“Bindja” e Bashës: Nuk do të ketë opozitë false

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi edhe krijimin e “Bindjes Demokratike”, partisë më të re opozitare të regjistruar nga Astrit Patozi këtë të martë, që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.  

“Gjeneza e të keqes ku ndodhemi ku ndodhemi janë zgjedhjet e organizuara nga krimi. Prandaj nuk do të ketë më zgjedhje false, nuk do të ketë më Parlament fals, nuk do të ketë më Qeveri false, nuk do të ketë më drejtësi false e natyrisht që nuk do të ketë më opozitë false”, u shpreh Basha.

Basha citon Presidentin amerikan Thomas Jefferson

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli