Grabitja në Rinas, policia arreston autorin e pestë të dyshuar

Arrestohet autori i pestë i dyshuar lidhur me grabitjen e parave në 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Sipas policisë, në pranga ra shtetasi Elton Pikli, 31 vjeç, banues në Krujë. Ditën e hënë, policia njoftoi për arrestimin e Alkond Bengasi, 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.

Nga ana tjetër, policia vijon të jetë në kërkim të Klement Çalës si një prej personave që ka marrë pjesë aktive në supergrabitjen e 5.7 milionë eurove.

Shkarkoni aplikacionin e A2