Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hajdari jep sqarime para deputetëve për partinë e Patozit

Nga A2 CNN
23 Prill 2019, 19:50 | Politikë
Hajdari jep sqarime para deputetëve për partinë e Patozit

Rudina Hajdari zyrtarisht nuk ishte pjesë e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit, por deputetët e grupit të saj parlamentar për 3 orë i kërkuar sqarime mbi rolin e saj në krijimin e kësaj partie të re.

Pavarësisht dyzimit në qëndrimet publike qoftë në parlament apo në heshtjen 3 ditore përballë lajmit se po krijonte partinë, Hajdari i ka garantuar grupit parlamentar se nuk kishte lidhje me një iniciativë të tillë. Madje, nuk kishte biseduar kurrë me Patozin për t’u bashkuar në një sigël.

Por pavarësisht shpjegimeve, 6 deputetët e grupit parlamentar demokrat që morën mandatet e lëna nga PD, kërkuar që bashkëpunimi brenda grupit të mos mbetet në kuadër të mirëbesimit.

Ata kërkuar firmosjen e një rregulloreje të brendshme që detyron kryetaren apo anëtarët që të gjitha vendimet e marra apo daljet publike t’i kenë të koordinuar më parë dhe miratuar nga i gjithë grupi parlamentar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë