Koalicioni opozitar, PD firmos një nga një marrëveshjen me aleatët

Në ambientet e Hotel Tirana International, delegacioni i Partisë Demokratike kryesuar nga Lulzim Basha ka filluar të firmosë marrëveshjen opozitare me secilin prej aleatëve.

Firma e parë është nënshkruar me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili në dalje deklaroi se “kur padrejtësia është ligj rezistenca është detyrë, për të penguar zgjedhje farsë, shkatërrimin e opozitarizmit dhe të institucioneve. Është institucionalizimi i një  marrëdhënie të qëndrueshme”.

Pas kreut republikan, vijuan me firmën kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka si dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Më pas ishte radha, ndër të tjerët, me kreun e LZHK-së Dashamir Shehi dhe krerët e Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Më vonë, Basha firmosi marrëveshjen me liderin e PDIU Shpëtim Idrizi.

Aleatët kanë dakordësuar të firmosin një platformë të detajuar në 10 pika,  ku spikat ajo ku thuhet se partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje “vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN